Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në një konferencë për shtyp, foli mes të tjerash edhe në lidhje me problemet familjare me Ilir Metën, që çuan deri në divorc.

Kryemadhi u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsionin dhe denoncimet për inceneratorët, i pagoi me një faturë shumë të kripur, siç ishte shkatërrimi i familjes.

“Problemet familjare tonat nuk janë probleme të dikujt që janë marrë me interes por të dy njerëzve që duheshin dhe ecën përdore për 33 vite.

Dëshira për të luftuar korrupsionin, e pagova me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb