Franca, Italia dhe Spanja dënojnë lëndimet e anëtarëve të misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban, të njohur si UNIFIL, nga zjarri i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe thanë se incidente të tilla ishin “të pajustifikueshme” dhe duhet “të marrin fund menjëherë”.

“Ne shprehim zemërimin tonë pasi disa paqeruajtës u plagosën në Naqoura. Këto sulme përbëjnë shkelje serioze të detyrimeve të Izraelit sipas Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

“Kujtojmë se të gjithë paqeruajtësit duhet të mbrohen dhe përsërisim lavdërimet tona për angazhimin e vazhdueshëm dhe të domosdoshëm të trupave/personelit të UNIFIL në këtë kontekst shumë sfidues”, shton ai, ndërsa bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb