Ndersa policia e shtetit është vënë në ndjekje të 24 vjecarit Ridvan Zykaj, autorin e masakrës në Resulaj të Vlorës, ky i fundit ka kohë te komentojë në rrjetet sociale. Me një fjalor banal, Zykaj i është përgjigjur në facebook, komentuesve të cilët kërkojnë për të dënim me vdekje.

“Cme keni car kr”, shkruan në koment 24 vjecari, që është në kërkim policor si autor i masakrës me 8 të vrarë në fshatin Resulaj. Për arrestimin e tij, janë angazhuar mbi 100 forca policore, por mesa duket i riu vijon të levizë lirshëm pa i hyrë gjemb në këmbë, ndërsa gjen kohë edhe për rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: