Turpërimi që i shkaktoi Atletico Madrid mund të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e Zinedine Zidane. Jo vetëm kjo humbje, por që nga momenti kur Zidane u rikthye në Madrid gjërat nuk kanë shkuar ashtu si presidenti Florentino Perez dëshironte. Humbja në derbi, pavarësisht se një test miqësor, nuk është pritur mirë nga Perez por as mënyra se si Zidane po menaxhon këtë merkato vere.



Presidenti i Realit nuk është kursyer aspak, ka shpenzuar mbi 300 milion euro, por Zidane vijon të kërkoj sërish përforcime. Atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është nga më të mirat, dëmtimi i Asensios, mënyra se si Zidane kërkon të largoj Bale dhe James, apo dhe shumë titullarë të tjerë që nuk dihen të vlerësuar, ka bërë që Perez të mendoj për largimin e Zidane.


Florentino Perez Jose Mourinho
Florentino Perez Jose Mourinho

Sipas mediave spanjolle: Perez madje ka gjetur dhe zëvendësuesin e tij, bëhet fjalë për Jose Mourinhon. “Special One” është në pritje të një projekti serioz ka refuzuar disa oferta por kur bëhet fjalë për Realin nuk mund të thotë jo. Për Mourinhon ky do të ishte një rikthim i bujshëm në Madrid atu ku me Realin fitoj një titull kampion në La Liga, 1 Kupë Mbreti dhe 1 Superkupë.
(BalkanWeb)