Nancy Pelosi është zgjedhur sërish kryetarja e Parlamentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e para femër që mban këtë post. Këtë arritje, e ka përshëndetur dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një status në Tëitter, Balla shkruan se është i gëzuar ta shohë në atë post aq të fuqishëm në Kongres.

Bashkangjitur fotos së postuar me të, ai shkruan dhe se është mirënjohës për vëmendjen e saj për Shqipërinë.

“Përgëzime Pelosi për postin e marrë, duke qenë e para femër që qëndron në krye të pushtetit në Kongresin amerikan, e dyta në linjën presidenciale. Mirënjohës për vëmendjen e veçantë treguar për Shqipërinë dhe marrëdhënien tonë strategjike,” shkruan Balla.

C9929f0a B5a8 4da5 9fb9 216eedbbcb4c
C9929f0a B5a8 4da5 9fb9 216eedbbcb4c

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb