Tre polumbarë të forcave RENEA nga Tirana mbërrijnë në Ferras në kerkim të trupit të 59 vjecares Manushaqe Nexhipi.

Polumbarët kerkojne në thellesi te lumit Vjose për trupin e gruas, e cila sipas familjareve ka rene ne uje mbremjen e se premtes.

Sipas familjarëve gruaja ishte e paralizuqr nga njera kembe dhe njëra dore, ndërkohe qe vuante edhe nga skleroza.

Fillimisht familjaret kerkuan vete me varka e mjete rrethanore. Me pas kerkuan ndihmen e policise dhe polumbareve.

Nepermjet medias ata i bënë apel institucioneve të nderhyrjne për te gjetur trupin e gruas, nene e dy femijeve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: