SHBA

Kjo grua ka magjepsur pasagjerët e metrosë të Los Anxhelosit me një performancë befasuese të “Oh mio babbino caro” të Giacomo Puccinit.

Disa ditë pas performancës së saj më në fund të është zbuluar identiteti i gruas, e cila është Emily Zamourka. 52-vjecarja nga Rusia ka treguar se ka mbërritur në SHBA në moshën 24-vjecare.

Ajo është me profesion violiniste dhe pianiste dhe për vite me radhë ka qenë mësuese muzike. Por për shkak të problemeve serioze shëndetësore u detyruar të bënte punë të ndryshme për të përballuar shpenzimet shëndetësore.

Gjithashtu ajo tregoi se tre vjet më parë i binte violinës në rrugë por më pas ia vodhën atë. Që nga ia moment Emily Zamourka, duke mos paguar dot qiranë dhe faturat e ujit e të dritave doli në rrugë si një e pastrehë. Videoja e saj duke kënduar u filmua nga kalimtarët të cilët më pas e shpërndanë në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: