Kompozitori i njohur Enver Shengjergji ka reaguar ashpër ndaj këngëtares shqiptare, Rovena Dilo, për një këngë që kjo e fundit ka kënduar dhe hedhur në youtube disa vite më parë. Bëhet fjalë për këngën ‘Nën kurorën e ullirit’.

Kompozitori i kthehet këngëtares, duke e pyetur se ku e gjen kjo e fundit të drejtën për të risjellë dhe ndryshuar melodinë e këngës. Mes të tjerash ai thekson se këngëtarja nuk i ka marrë leje.

REAGIMI I KOMPOZITORIT
ROVENA DILO
KJO ESHTE E PA TOLERUESHNE SE SI MUNDE TE KENDOHET KENGA IME NEN KUROREN E ULLIRET,KU E GJENE KETE TE DREJTE
Megjith respektin e konsideratin time ndaj jush si kengetare me nje karjere te gjate artistike Nuk mund te besh me kengen time si te duash.
E para e ke mare e kenduar pa lejen time
E dyta nje orkestracion qe eshte jashte cdo llogjike te ides se kenges
Tjetra kush te lejon te shtremberosh vijen melodike te kenges
Te shtosh manjera vokalicash etj etj
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb