Çdo çift kërkon që dita e tyre e dasmës të jetë magjike. Po dasma e një çifti në Britani të Madhe ishte vërtetë e mahnitshme, sepse në çdo detaj të tyre ishte Harry Potter. Ria Svriggings, 34 vjeç dhe Mathew Tipper, 31, janë të dy të fiksuar me seritë magjike. Ata kanë një vajzë 9 muajshe të quajtur Luna dhe Ria ka një tatuazh të Harry-t të bërë në dorë. Ria, e cila është edhe modele me kohë të pjesshme pranoi se ka qenë një fanse e madhe e Harry Poter.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Jam rritur duke lexuar histori dhe sa herë që shoh filmim më kthen në kohën e fëmijërisë. Përpara se të takoja Matheë, kurrë nuk kam takuar dikë që e donte kaq shumë sa unë dhe ai ishte po aq i apasionuar rreth Harryt ashtu siç jam unë. Është e mrekullueshme të ndaj me dike ndaj dhe ne vendosëm të martohemi dhe të kemi si temë në dasmë Harry Potter.”-tha ajo.
Çifti arriti në ceremoni në qytetin e Glienfield Hall të dielën dhe e veçantja e tyre është që mbanin me vete një buf. Si fustan të dasmës, Ria vendosi të vishte një version të bardhë të veshjes së Hermione në Yule Balle, në librin e katërt.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb