Një gjyshe 87-vjecare ndërtoi një shtëpi me shishe. 87 -vjeçarja nga El Salvadori humbi shtëpinë e saj kur u shkatërrua nga një tërmet.

Kështu që ajo vendosi të ndërtonte një tjetër. Por jo në mënyrën e zakonshme. Maria-Ponçe 87-vjeçare kishte idenë për ta bërë atë nga shishet. Për shtatë muaj ajo u mor duke mbledhur shishe dhe të gjithë ata që e shihnin se çfarë bënte e konsideronin të çmendur.
Por ajo nuk donte t’ja dinte çfarë thuhej për të.

Ajo e bëri të gjithë punën e saj dhe arriti të përfundojë shtëpinë ashtu sic e kish ëndërruar. Tani shtëpia e saj e re ka filluar të tërheqë shumë vizitorë dhe 87-vjeçarja mbijeton me paratë e mbetura nga ata që vijnë për ta admiruar atë.

Vasili

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb