TIRANE- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e djeshme në kryeqytet. Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, pranë banesës së tij në rrugën “Ali Zherka” në zonën e Institutit.

Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar vdekja e shtetasit me iniciale K.B, ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi i kishte ngecur ushqimi në fyt.

Kjo ka rezultuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë 58-vjeçarit.

Sakaq, materialet për këtë ngjarje u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: