Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tripoli të Greqisë. Dënim me 3 vite burg me kusht është shqiptuar për një 44-vjeçare, e cila u arrestua dje për shkaktimin e dy zjarreve në një zonë rurale, radhazi dhe qëllimisht.

Ndërsa, i është shqiptuar një gjobë prej 1000 eurosh. Ajo thuhet se ndezi zjarret “sepse i pëlqente të shihte zjarrfikës dhe të përpiqej të flirtonte me ta”.

Gjithashtu, një 51-vjeçar u arrestua për shkaktimin e 3 zjarreve radhazi dhe me dashje në një zonë rurale në bashkinë Doxatos Drama. Ai u dënua me 15 muaj burg dhe do të vuajë tre muaj burg. Ai është dënuar edhe me 1400 euro gjobë.

Raportohet se zjarret e mësipërme kanë djegur sipërfaqe të vogla, pasi forcat zjarrfikëse i kanë kapur dhe po merren me to, përpara se të merrnin përmasa të rrezikshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: