Në kampionatin e futbollit të Kosovës ndoshta është regjistruar ngjarja më e pazakontë e ndodhur ndonjëherë. Liria luan takimin e radhës kundër skuadrës së Gjilanit, dhe për këtë takim, pjesë e lojtarëve të grumbulluar ishte edhe afrikani Henry Odi Chibueze.

Ky i fundit nuk ka shkuar në kohë te autobusi dhe drejtuesit e skuadrës nuk e kanë vënë re mungesën e tij, raporton newsport.

Pak momente pas ngjarjes, i irrituar Chibueze u shpreh për mediat kosovare:

“Unë nuk shkova me kohë tek autobusi, nuk e kam kuptuar gjuhën, nuk jemi marrë vesh si duhet. Kam shkuar me disa minuta vonesë dhe autobusi kishte ikur. Unë isha në listën e ekipit të parë, por fatkeqësisht mbeta pa shkuar në Gjilan. Askush nuk më ka telefonuar. Nuk e di arsyen”, tha ai.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb