KOLUMBI-Në Medellin, Kolumbi, dhjetëra persona kanë vizituar një ekspozitë të zhveshur. Ekzibicioni, i titulluar ‘nudo, tregon lirinë’, përfshinte 120 piktura nudo të Pedro Nel Gomez, piktori kolumbian shumë i njohur në mes të viteve 900’.

‘Për mua Pedro Nel Gomez ka qenë artisti i parë që ka trajtuar nudizmin hapur dhe për këtë u censuruar dhe u kritikua. Ajo që bëjmë ne sot është një mënyrë për të njohur se si ai e shihte nudizmin, si një gjë natyrale’, ka shpjeguar një nga pjesëmarrësit, Leonardo Patino.

Kjo vizitë e veçantë është organizuar nga një shoqatë nudistësh të qytetit, që në dy vjet ka bashkuar 800 persona.
‘Po përpiqemi të krijojmë mënyrën që shoqëria të heqë dorë duke e bashkuar nudizmin me seksin’, ka thënë një tjetër aktiviste, Ana Castaneda.

‘Kur unë jam e veshur jam shumë e ndrojtur, por kur zhvishem gjithçka ndryshon’. Ndjehem e lirë dhe habitem se sa e hapur ndjehem me të tjerët’.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb