Në vijim të investigimit për mashtrimet me kreditë online, emisioni Vetting ka hedhur dritë mbi rolin e 35-vjeçares shqiptare E.E. A është përdorur ajo nga mashtruesit jashtë vendit apo është pjesë e skemës së mashtrimit?

35- vjeçarja  në takimin me për gazetarët e “Vetting” kupton se kishte zbuluar më tepër detaje nga sa duhej rreth këtij grupi të strukturuar dhe kërkon fshirjen e materialit madje duke arritur deri në kërcënime ndaj gazetarëve.

Ndërkohë që burime zyrtare të policisë së shtetit sqarojnë se E. E është personin nën hetim dhe jo sikurse ajo pretendonte në bisedë me gazetarët e “ Vetting” që është viktimë e mashtrimit. Po kështu ajo nuk ka kryer asnjë denoncim si viktim,. Por është thirrur nga ana e policisë për tu pyetur pas denoncimeve që kanë ardhur në emër të saj, dhe tërheqjes së lekëve që janë bërë me kartën e bankës që ajo disponon dhe që pretendon që jua ka dërguar përsonave të tretë.  Mbetet që policia dhe organi i akuzës, të hetojnë e zbulojnë nëse ajo është viktim apo pjesë e grupit të mashtrimeve online me kreditë.

“Shantazhi apo kërcënimi i një gazetari apo çdo qytetari të Shqipërisë është vepër penale dhe personi rrezikon burgim dhe shkon nga 5-10 vite burg vetëm për rastin e shantazhimit apo kërcënimit me jetë,” deklaroi avokati Mevlut Derti.

“Është e pamundur që të tërhiqen para kesh duke patur vetëm numrin 16 shifror të kartës, datën e skadencës dhe numrin CVV që ka karta mbrapa gjithashtu dhe pinin, por e vetmja mënyrë mund të jetë që hakerat mund të kenë akses mbi llogarinë, mbi apilkacionin e bankës duke manipuluar 2FA dhe në rastin kur një bankë bënë të mundur tërheqjen e parave kesh pa praninë e kartës thjesht përmes aplikacionit duke gjeneruar një kod,” tregoi eksperti i IT, Drini Serjani.

Drini
Drini

“Ka disa subjekte të liçensuara që japin kredi online por mesa kuptoj në këtë rast kemi të bëjmë me një skemë. i takon ekspertëve të prokurorisë dhe krimit kibernetikë për të zbuluar se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.

Por çfarë parashikon ligji për këto raste?

“Nuk konceptohet nuk mund të justifikohet një person që i përdoret një send personal dhe ai mos të ketë dijeni, është njësoj si telefoni si makina etj. Madje llogaria bankare ka të dhëna më të larta sekret  të cilat pa dyshim që kontrolluesi i vetëm është personi që ka llogaritë bankare”, tha Artur Ribaj.

Derti
Derti

Është e parashikuar nëse mashtrimi ka kaluar në shuma të mëdha e kryer vepra apo në bashkëpunim në kodin penal parashikohen dënime nga 5 deri në 15 vite, për këto vepra,” deklaroi avokati Arben Llangozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb