TIRANË

Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, deputete e Kuvendit të Shqipërisë përcjell një mesazh në 21-vjetorin e vrasjes së liderit të lëvizjes studentore. Ajo shfaqet e përkulur në varrin e të atit në Varrezat e Dëshmorëve, teksa e cilëson figurën e babait të saj, frymëzimin më të madh të besimit tek sistemi i demokracisë.

“Sot, pas 21 vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë dhe shtetin tonë, mbi faktin se sa të lirë e sa të sigurt jemi nga shteti ligjor.
Fatkeqësisht, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike.
Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm, unë mendoj se figura e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të fjalës së lirë, mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i demokracisë.
Të rinjtë, por jo vetëm, akoma e kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur një shoqëri që nuk i cenohen të drejtat dhe mbrohen në mënyrë të barabartë përpara shtetit të së drejtës dhe i garantohen të gjitha mundësitë që gëzojnë vendet e familjes Evropiane”, shkruan Hajdari.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb