TIRANË

Një 63-vjeçare ka humbur jetën sot pasi u përplas nga makina në autostradën Durrës-Tiranë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Me shtetasin E. R., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb