Policia e Lezhës ka zbardhur detaje nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Barbullojë.


Uniformat blu raportojnë se një 34-vjeçar ka përplasur me makinë të miturin A. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Lezhë /Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, në vendin e quajtur Barbullojë, shtetasi A.L. vjeç 34, banues në Mat, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin e mitur 10 vjeçar A.P. banues në Barbullojë , i cili është transportuar në Qendrën e Traumes në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Etiketa: