Organi disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka pezulluar Hansi Flick me dy ndeshje. Trajneri i katalansve u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes kundër Betisit në Benito Villamarín dhe për këtë arsye do të humbasë ndeshjet e ardhshme të  kampionatit.

Ai nuk do udhëheqë skuadrën të dielën e ardhshme me 15 dhjetor kundër Leganés dhe mbi të gjitha të shtunën më 21 dhjetor kundër Atlético Madrid, të dyja ndeshje që do luhen në shtëpi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb