Kafeja e mëngjesit mund të ulë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Sipas një studimi të fundit, orari kur pini një filxhan kafe mund të ulë rrezikun nga një vdekje e hershme. Hulumtimi bën të ditur se njerëzit që pinin kafe në mëngjes kishin një rrezik më të ulët të humbjes së jetës nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kishin po ashtu rrezik më të ulët të vdekshmërisë se sa ata persona të cilët e konsumojnë kafen gjatë orëve të ditës.

Por studimi nuk përcakton nëse kafeja është shkaku i vetëm i kësaj, shkruan BBC.

Dr.Lu Qi, studiuesi kryesor dhe drejtor i Qendrës Kërkimore të Obezitetit në Universitetin Tulane, tha se studimi nuk tregon pse pirja e kafesë në mëngjes zvogëlon rrezikun, por shton se një shpjegim mund të jetë se konsumimi më vonë gjatë ditës mund të prishë orën e brendshme të trupit të njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb