Historiania e njohur, Elena Kocaqi dhe familja e saj me siguri po përjetojnë orë tmerri në këto momente, pasi vëllai i saj, Altin Kocaqi ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës në Tiranë, si shkak i plagëve të marra natën kur ish-burri i historianes Marjan Levanti e qëlloi me thikë, bashkë me prindërit, për shkak se nuk pranonte divorcin.
kocaqiiiii

Por edhe Altini, ashtu si e motra është historian, përkthyes dhe studiues i njohur.

Plagosja ndodhi mbrëmjen e 23 dhjetorit 2016 në zonën e Unazës së Re në Tiranë, kur Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë, me qëllim që të takonte ish-gruan dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish.
marjan-levante
Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ka bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë pasi është trembur. Duke qenë se në katin e parë të vilës katër katëshe, banonin prindërit e gruas, ata kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin.

Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi.
Pas ngjarjes, Marjani u largua dhe u kap nga policia i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.

Ndërkohë për shkak se ka tentuar disa herë të vetëvritet, së fundmi, edhe ne qelitë e izolimit, Marjan Levanti do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: