Seanca, e cila ishte planifikuar të mbahej në GJKKO për masën e sigurisë të ish-ministrit Beqaj dhe 5 personave të tjerë për të cilët u dha masë ditën e djeshme bashkë me të, u shty.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se kjo seancë do të mbahet ditën e nesërme, ndërsa arsyeja e shtyrjes ka qenë pasi avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me dokumentacionin.

“Sot ishte planifikuar që të mbahej një seancë në GJKKO për Beqajn dhe disa persona të tjerë, gjyqi nuk zgjati shumë. Avokatët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen, ndaj u vendos që nesër të mbahet seanca e radhës. Beqaj, do të paraqitet bashkë me Ermal Kurtulajn, bashkëpunëtorin e tij dhe të tjerët, për t’u njohur me rivlerësimin e masës.

Rezulton se ish-minsitri të ketë kryer veprën penale të korrupsionit dhe fshehjen e pasurisë kur drejtonte agjencinë SASPAC. Ai ka vendosur që 8 tendera të jenë fiktivë dhe fituesi të ishte i paracaktuar. Ai ftoi tendera në emër të një restoranti, që ishte në fakt pronë e tij. Pas hekurave, dhe në masa të tjera sigurie kanë rënë dhe administratorë të disa subjekte që akuzohen se kanë dhënë fatura fiktive.

SPAK ka dyshime se Beqaj ka fshehur pronësinë e restorant Gzona, por dhe një automjet që e kishte në pronësi të Kurtulajt. Hetimi është duke vijuar, pasi ka dyshime për pastrim parash. SPAK ka çelur një hetim penal për pasurinë e Beqajt, apo dhe personave të bashkëlidhur dhe njerëzve që ai mund të ketë fshehur prona të paluajtshme. Po shihen institucione, si banka apo Kadastër, për të hetuar nëse ka ne emër të tij apo dhe të të tjerëve pasuri. Nesër pritet që të jetë një seancë e gjatë gjyqësore.”, tha Klodiana Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: