TIRANE- Deputeti i LSI në këtë legjislaturë, Spartak Braho, ishte një prej emrave të LSi që u pa në listat e PS të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 18 qershorit.

Komunikimi i tij me kryeministrin Rama duket se ka qenë i vazhduar, gjë që e thotë edhe vetë, gjatë një bisede me Ndre Legisin.

“Rama mori në telefon në mëngjes. E kishe knaq atë, më tha mu. Të hodhi poshtë Luan Rama. Po mirë e bëri i thashë unë”, thotë Spartak Braho.

Biseda e përgjuar është publikuar mbrëmjen e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social “Facebook”.

Nga sa shkruan Berisha, bashkëngjitur materialit të publikuar, thotë se biseda zhvillohet “ne nje lokal misterioz”.

“Një bisedë midis dy bashkëvuajtësve; Baba Takut dhe Ndre Legisit në një lokal misterioz. Dëgjojeni vetë! sb”, shkruan Berisha.

BISEDA E PËRGJUAR MES SPARTAK BRAHOS DHE NDRE LEGISIT
Ndre Legisi: Nuk është halli jonë ky…
Spartak Braho: Është halli i tyre…
Ndre Legisi: Halli i atyre është…
Spratk Braho: Nga greva e urisë ikët të gjithë ju. Edhe unë që ngela…
Ndre Legisi: Vetëm Iliri (Meta)…
Spartak Braho: Ilirin (Meta) e mbajta unë gjallë, ti e di shumë mirë. E ushqeja me bajame.
Ndre Legisi: Unë e di, gjithë jetën këtë kemi bërë.
Spartak Braho: Ça ke bërë ti, mirë?
Ndre Legisi: Unë mirë. Ça me bo kot.
Spartak Braho: Rama (Kryeministri Edi Rama) mori në telefon në mëngjes.
Ndre Legisi: E di e di, fola unë në telefon me të. Nga ora 11:20.
Spartak Braho: E kishe knaq atë, më tha mu. Të hodhi poshtë Luan Rama. Po mirë e bëri i thashë unë.
Ndre Legisi: S’ka problem ajo punë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: