Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në lidhje me arrestimin e 17-vjeçarit Daniel Drobes, i cili akuzohet si person që hodhi kapsollën në drejtim të polices Ina Nuka. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se Rama ka urdhëruar që policët t’i thyejnë gishtat Drobes.

“Përveç kësaj, narkobanditet i kane hypur shtazërisht me shqelma dhe kërcënuar me tyte të revoles ne balle, ne prani te prinderve ne banesen e tij, studentit te shkelqyer te inxhinierise Daniel Drobaj. Protestues te tjere, burra, gra, femije jane subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik te papare”, shkruan Berisha.

REAGIMI I BERISHËS
Edvin Urrejtja urdhëron kriminele me uniforme per t’i thyer gishtrinjte e duarve si hakmarrje, Daniel Drobes!
Ndal dhunes, torturave dhe terrorit shteteror ndaj protestuesve!
Te dashur miq, prej 24 orësh, një dhunë, terror dhe hakmarrje primitive ka shpërthyer me urdhër të Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj protestuesve që kanë vendosur të mbrojnë me jetë shtëpitë e tyre. Fallanga prej tridhjete a dyzete vetesh, narkopolicesh gjysem te dehur dhe civile pa uniforme versulen si qen te terbuar, dhe pa asnje autorizim futen e bastisin banesa, rrembejne plaçka, godasin qytetare ne shtepite e tyre duke shkelur ligjet dhe Kushtetuten e vendit sikur te ishin pushtues barbare.
Keshtu, ata, me porosi te skizofrenit te poshteruar nga kepuca dhe vezet e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kane torturuar shtazerisht ne qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kane goditur kafsherisht me perpjekje per ti thyer gishhtrinjte e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj. Vete Danieli, ne prani te torturuesve te tij denoncoi kete akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtërinjtë e nxire dhe te fryre, te dhimbshëm dhe mundet te thyera.
Perveç kesaj, narkobanditet i kane hypur shtazerisht me shqelma dhe kërcënuar me tyte te revoles ne balle, ne prani te prinderve ne banesen e tij, studentit te shkelqyer te inxhinierise Daniel Drobaj. Protestues te tjere, burra, gra, femije jane subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik te papare.
Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te narkobanditeve horra me uniforme, te urdheruara nga Edvin Kristaq Urrejtja, iu bej thirrje qytetareve te mbare vendit te ngrihemi ne mosbindje civile ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se Re, qe po mbrojne shtepite dhe jeten e tyre qe duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, Lal Plehu dhe narkoqeveria e tij! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb