TIRANE

Një ditë pas plagosjes së efektives së policisë Ina Nuka, dje në protestën që u zhvillua para Kuvendit, Shërbimet e Policisë Tiranë kane arrestuar në kohë rekord autorin e plagosjes së Ina Nuka.

Burime zyrtare nga policia pohuan se në pranga ra shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Personi i arrestuar

Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Kujtojmë se dje 24-vjeçarja mbeti e plagosur pas shpërthimit të një kapsolleje dhe për pasojë humbi dy gishtat e njërës dorë dhe u dëmtua në qafë dhe dorën tjetër. Po ashtu të lënduar mbetën edhe 14 policë të tjerë, si dhe protestues.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: