Goma automjetesh që digjen, gurë dhe të shtëna: Në përplasjet e dhunshme me ushtrinë izraelite kanë ndërruar jetë disa palestinezë. Kjo është e premtja e dytë e përgjakshme në Rripin e Gazës.

Sipas të dhënave të autoritetit shëndetësor palestinez kanë humbur jetën shtatë vetë në përplasjet e dhunshme të së premtes (06.04) në Rripin e Gazës. Mes tyre edhe një adoleshent. Më shumë se 1000 të tjerë janë plagosur, disa në rrezik jete. Rreth një e treta e të plagosurve janë plagosur me armë, të tjerë patën lëndime për shkak të gazit lotsjellës.
43285431_401
Ndërsa ushtria iszraelite bëri fjalë për 10.000 palestinezë, që kanë marrë pjesë në protestat dhe trazirat përjatë kufirit. Ata dogjën goma makine dhe kanë hedhur gurë në drejtim të Izraelit. Re të zeza tymi mbuluan territorin. Sipas izraelitëve qëllimi ishte të bllokoheshin pamjet për snajperistët izraelitë në kufi. Ushtarët izraelitë u sulmuan me shishe me lëndë shpërthyese, ata u kundërgjigjën me municion. Ushtria izraelite e ka shpallur zonën kufitare si zonë ushtarake të ndaluar.

Para një jave Hamasi radikal islamik bëri thirrje për “Marshin e Kthimit”, protesta që do të zgjasin gjashtë javë. Ky është shpërthimi më i madh i dhunës që nga viti 2004, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 29 palestinezë./dw/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: