SHBA – Të bësh pazar, deri sa të mos kesh më fuqi! Ky është parimi i të “premtes së zezë”, ditës kur turmat e blerësve “çmenden” dhe pushtojnë qendrat tregtare. E Premtja e Zezë vendosi një rekord të ri këtë vit, duke pasur një bum blerjesh në internet.


Blerësit kanë shfrytëzuar uljet drastike gjatë kësaj dite për të blerë pajisje elektronike në internet, sidomos telefona. Sipas IBM-së, blerjet në internet për këtë ditë u rritën me 14.3% krahasuar me vitin 2013.


Moda ishte kategoria me shitjet më të shumta, pasuar nga pajisjet elektronike, sidomos telefonat inteligjentë. Sa i përket qyteteve, Nju Jorku ishte i pari për blerjet më të shumta në internet, ku blerësit harxhuan gati 121.91 dollarë për një porosi. Uashington, D.C, Atlanta, Los Anxhelos dhe Çikago pasuan Nju Jorkun si pesë qytetet me shitblerjet më të shumta në internet gjatë të premtes së zezë.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: