Ngjarjet e rënda dhe vrasjet e te miturve kanë tronditur vendin. Ato kanë qenë në kufijtë e makabritetit. E tillë është vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, i cili rezultoi i zhdukur prej vitesh. Kjo ngjarje e vrasjes së tij ndodhi në maj të vitit 2015 dhe dyshohet se i mituri u vra për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës ‘Rolex’ dhe varëse prej floriri, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.
Gjithçka nisi më 19 maj 2015 kur në policinë e Kurbinit xhaxhai bëri denoncimin se nipi i tij vetëm 16 vjeç nga fshatin Ferrë Trashë i Kurbin, ishte zhdukur në rrethana misterioze dhe pa lënë asnjë gjurmë.
Ne muajin tetor te vitit 2022, si rezultat i një hetimi disavjeçar u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, në Kurbin, ku u zhduk në rrethana misterioze shtetasi i mitur Mariglen Gjonaj. 7 vite më pas më 10 tetor 2022, policia arrestoi Krisjtan Cenaj si autor të kësaj ngjarjeje. Cenaj u dënua me burgim të përjetshëm, pasi provat arritën të zbulojnë përfshirjen e Cenajt në krimin makabër. Gjithashtu, Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” që nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg, Kristjan Cenajt të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo masë nuk është pranuar nga gjykata.
Avokati i familjarëve te viktimës kërkon zgjerim të hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë. Ai pretendon se autori ka bashkëpunuar me persona të tjerë që nuk janë hetuar dhe sipas tij dosja penale është e cunguar dhe duhet t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje. Ditën e sotme thyen heshtjen për herë të parë pas dënimit me burgim të përjetshëm të autorit, nëna e të ndjerit Mariglen Gjonaj.
Nëna e viktimës Mariglen Gjonajt, Liljana Gjonaj tha në emisionin Me zemër të Hapur në Neës 24 të moderatores Evis Ahmeti se dyshon se autori i vrasjes ka pasur edhe bashkëpunëtorë. Ajo shprehet se dyshon se në vendin e krimit, djalin e saj e kanë pritur njerëz me thesë në dorë, që dyshohet se kanë zhdukur trupin. Sipas saj, është enigmë edhe zhdukja e dëshmitarit të vrasjes.
Nëna e Mariglen Gjonajt: Kristjani ka marrë Mariglenin me vete dhe kanë dalë shëtitje në Shëngjin të Lezhës. Aty Marigleni ka qenë në makinë me Kristjanin dhe N.Rricës. Aty kur janë nisur për në Mamurras, Kristjani ka arrit qëllimet e veta. Kur kanë qenë afër Albulenës. Kristjani i ka thënë N. Rricës, që a je duke u ul. Ajo rrugë të çon te rruga e krimit.
Ka pasur kriminelë që kanë qenë duke e prit djalin tim me thes në dorë. Humbi djali dhe Kristjani nuk vinte tek ne, sepse ne dyshonim tek ai. Më pas kanë vijuar rrugën për në Mamurras. Më mbushnin mendjen se djali im është gjallë, besoj se këto teori i shpërndante familja Cenaj. Vrasja e dëshmitarit të ngjarjes është enigmë.
(BalkanWeb)