Lejla dhe Leo, dy banorët e BBVK kanë pasur një lloj afrimiteti dhe një raport tejet të ngushtë prej disa kohësh.

Por dyshja kanë vulosur pëlqimin e tyre duke bërë puthjen e parë brenda shtëpisë së BBVK-së.

Momenti romantik mes dyshes ndodhi kur të dy po kërcenin e po i buzëqeshnin njëri-tjetrit në petkun e emocioneve të fuqishme.

Ndërsa njëri dhe tjetri shikoheshin në sy dhe po vallëzonin nën ritmin e një kënge romantike, ata shkëmbyen puthjen e parë.

Një çast që u shijua nga të dy dhe puthja ishte pritur shumë nga fansat e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: