SHBA – Aktori i njohur i Hollywood- it Steven Segal ishte i ftuar në një intervistë në BBC”. Përveç pyetjeve për karrierën, nuk mund të mungonin edhe ato në lidhje me akuzat për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme që kanë qarkulluar kohëte fundit. Gazetarja Kirsty Ëark, gjatë bisedës me aktorin i ka bërë atij një pyetje të drejtpërdrejtë:

“Ju jeni akuzuar për ngacmime seksuale, e për më tepër përfshihet edhe përdhunimi. Unë pyes veten dhe mendoj se si mund t’ia dilni me të gjitha këto?”

Por, ndërkohë që Wark po fliste, aktori ka hequr kufjen dhe është larguar menjëherë i inatosur nga studio duke mos u përgjigjur.
Gjithsesi, moderatorja e “Neësnight” tha për shikuesit se Seagal ka mohuar të gjitha akuzat për ngacmime kundër tij.

Një ndër akuzat më të rënda iu bë nga aktorja MÇarthy. Ajo u shpreh se Seagal e mori në prehrin e tij dhe tentoi ta zhvishte gjatë audicioneve të filmit “Under Siege 2” në vitin 1995.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb