GJERMANI- Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova vrau ish-gruan e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 19:00 në Salzgitter të Gjermanisë.

Në një rrëfim për Bild, vëllai i viktimës, 30-vjeçares nga Kosova, Emine A, Bledi tregon momentet e tmerrit, kur ish-kunati erdhi rrufeshëm në oborrin e banesës dhe hapi zjarr me armë. Si fillim, Antoni, autori i krimit, teksa përleshej me ish-gruan dhe motrën e saj, plagosi në stomak këtë të fundit.

“Antoni erdhi këtu me një veturë ‘Golf’, madje as nuk frenoi para shtëpisë. Ai doli krejt papritur teksa makina ecte nëpër rrugë. Ai e kapi motrën, por ndërhyri nëna ime dhe ai e rrëzoi në tokë. Motra ime Arlinda u përpoq ta kapte atë bashkë me nënën time, por e qëlloi me armë në stomak”, tregon Blerimi.
Shqiptarja

Teksa rrëfen i shokuar ngjarjen, vëllai i viktimës tregon se: “Pastaj motra ime Eminja ndërhyri dhe i tha: ‘Mjaft! Lëri ata!’ Pas kësaj erdhi një e shtënë tjetër me të cilën e goditi Eminën në kokë. Ajo vdiq menjëherë”, tregon vëllai i viktimës. Të pranishëm në skenën e llahtarshme ishin e katër fëmijët e çiftit, të cilët panë se si babai i tyre ekzekutoi me armë në kokë nënën. Fill pas krimit, autori u arratis me makinën e tij pas ngjarjes, por u arrestua pas një aksioni të madh policor.

kzt

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: