Detaje të rëndë zbulohen nga krimi i rëndë që ndodhi sot në Memaliaj, ku djali vrau me sëpatë babain e tij. Gazetarja Brikena Meta raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë.

Dyshohet se mes tyre ka pasur një sherr të çastit, çka ka sjellë edhe veprimin makabër të 35-vjeçarit Arjan Shahaj duke qëlluar me sëpatë mbi babain Iljas Shahaj.

Po kështu mësohet se 35-vjeçari pak kohë më parë tentoi të vrasë një kushëri ndërsa në vitin 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën. Policia e Memaliaj është vënë në ndjekje të autorit i cili dyshohet se është fshehur në pyjet e fshatit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb