TIRANE

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj i është përgjigjur ish-kryeministrit, Sali Berisha i cili e quajti ‘Madam Falimenti’, sapo mori detyrën si ministre.

Rudina Xhunga: Mesa duket edhe ish-kryeministri Berisha ta pranon faktin e të qenit profesioniste e fushës, vetëm që nuk të quan ndrikull, të quan Madam Falimenti.

Anila Denaj: Fjala madem është e bukur, por fjala faliment nuk është. E para sepse nuk mendoj që për tre muaj si drejtuese e Fondit të Sigurimit të Shëndetit Publik arrita ta falimentoj. E dyta është sepse, arsyet e dhëna në komentet e zotit Berisha, janë të lidhura e mospagesa, besoj se ata që e njohin ligjin e buxhetit, i cili u përvalon mbi gjithçka do të më jepnin të drejtë. Megjithatë unë e vlerësoj edhe fjalën madamë, mbetem e kënaqur vetëm me të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: