Moderatorja Erjona Rusi ka folur sot publikisht rreth akuzave të moderatores Kostana Morava, pas intervistës së saj për emisionin ‘S’e Luan Topi’. Kostana pretendon se është abuzuar me titullin dhe intervista e saj është tjetërsuar.

Erjona Rusi tha sot në “Wake Up” se në asnjë moment intervista nuk është tjetërsuar dhe nuk është abuzuar. Ajo tha se intervista e Kostanës është ndarë në disa pjesë dhe njëra prej tyre është titulluar për ngacmimin seksual, gjë që vetë ajo e rrëfeu në intervistë.

Erjona tha se nuk është telefonuar nga Kostana, që t’i shprehte pakënaqësitë, para se të degradonte në sulme deri te epiteti ‘prostitutë mediatike’.

“Kostana pretendon se i kemi tjetërsuar intervistën. Gabime kam bërë sa të duash, por jo abuzime. Tjetërsim interviste është ndryshe. Titulli që i është vendosur intervistës së saj, njëra prej tyre ishte për ngacmimin seksual, që i rrëfeu në studio. I vetmi gabim i bërë nga gazetarët është se ishte ish-drejtues. Unë e vlerësova, thashë bravo për kurajon. Ajo e ka cekur më parë… e kishte prekur tri vite më parë dhe unë nuk mund ta lija pa e pyetur.

Te kurthi i titujve biem të gjithë, unë i mbaj mend të gjitha detajet që ka folur ne intervistë. Nuk janë hequr 20 minuta nga intervista, por disa minuta. Çdo intervistë përpunohet sepse ka një kohë televizive. Përtej profesionalizmit dhe akuzave të saj, kur mbaroi intervista pse s’më tha, ‘a mund ta heqim këtë se u bëra pishman’. Kostana kishte disa alternativa para se të kalonte te sulmet. Pse s’më telefonoi mua apo gazetaren dhe të thoshte hiqe.

Unë e kuptoj deri në njëfare pike, njerëzit bëjnë komente ofenduese dhe denigruese dhe duke u përballur me këtë ka thënë ma bëri Erjona. Unë jam prostitute mediatike sipas saj, por jam me të. Me çdo vajzë që ka guximin të thotë, “po, më ka ngacmuar”. Dhe mua më ka ndodhur, ai legeni që ka ngacmuar Kostanën apo mua, po fërkojnë barkun. I kam shkruar vetëm një mesazh që reagimi ishte i turpshëm. Nëse u ndje në vështirësi, mund të bënte kërkesën. Unë do vazhdoj punën me shumë dashuri. Nuk e ke luftën kundër meje, as unë me ty, kurrë!” -u shpreh ndër të tjera Erjona Rusi.

Një ndër reagimet e moderatores Kostana Morava: Erjona Rusi ka gënjyer publikun dhe mua me titullin pornografik që i kanë vënë intervistës time.
Nuk kam thëne kurrë që më ka ngacmuar seksualisht një ish-drejtor.
Gazetarja Erjona Rusi ka gënjyer publikisht duke vendosur një titull të pavertetë. Unë kam dhënë intervistë ku flas për jetën time nga e cila Erjona Rusi ka prere mbi 20 minuta të intervistës. Më ka pyetur a ka ngacmime në TV dhe kam thënë që drejtuesit e mediave i ngacmojnë gratë.

Më ka gënjyer që në fillim kur më ftuan. Më kanë thënë që do flas për jetën time dhe me kanë shkurtuar mbi 20 minuta të intervistës. Nuk më kanë thënë kurrë që do pyetem si në prokurori për ngacmimet seksuale në punë. Nuk më kanë vënë në dijeni për titullin abuziv dhe të gënjeshtërt që i kanë vënë intervistës.

Abuzimi dhe turpi më i madh në këtë rast qëndron në faktin që unë i kam shkruar si Erjonës, ashtu edhe gazetares së saj përpara se intervista të publikohej që të kenë kujdes me titujt, të mos abuzohet, sepse veç imazhit tim, meraku im ishte tek pasojat psikologjike që do përballej djali im adolesht që tashmë u bë pjesë e ndyrësisë së këtyre më sipër.

Këtë mesazh si më poshtë ia kam nisur Erjona Rusit shumë orë përpara se intervista ime e regjistruar një ditë më parë të publikohej. Zonja nuk begenisi as ta lexojë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb