Një nënë adoleshente është akuzuar për mbytjen e djalit të saj disa muajsh në një vaskë. Ajo kishte bërë më shumë se 100 kërkime në internet për mënyrën sesi të vrasësh një fëmijë, tha policia të enjten.

Jenna Folwell telefonoi policinë nga Brooks Crossing Park, një zonë në Phoenix të Arizonës të mërkurën, për të raportuar se i kishin rrëmbyer foshnjen e porsalindur nga krahët e saj, ndërsa po e vendoste në sendiljen e makinës. Ajo gjithashtu pohoi se ‘rrëmbyesi’ i kishte vendosur një qese në kokë dhe e kërcënoi se do ta vriste.

Policia organizoi një kërkim në zonë, por kur kontrolluan banesën e 19-vjeçares, gjetën djalin e saj të vdekur, të mbështjellë me batanije dhe të futur në një çantë. Folwell pastaj ndryshoi versionin e saj, duke pretenduar se e kishte rënë të fikët duke mbajtur djalin në vaskë dhe kur u zgjua, ai ishte mbytur.

Por kur policia kontrolloi telefonin e saj, zbuluan më shumë se 100 kërkime shqetësuese në internet. “Ajo i kishte nisur kërkimet në internet duke filluar nga mënyrat sesi të vrasësh një foshnje dhe duke përfunduar me çështje të foshnjeve të humbura,” tha policia.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: