ZVICER

Një 22-vjeçare angleze është gjetur e pajetë në banjën e një hoteli në Zvicër. Mediat britanike bëjnë me dije se Anna Florence Reed është viktimë e një loje ekstreme seksuale.

22-vjecarja ndodhej në hotel më të dashurin e saj, një 29-vjecar gjerman, i cili u arrestua nga policia. Ka qenë ai që ka treguar ngjarjen, duke thënë se ata ishin duke praktikuar lojëra ekstreme seksuale.

Vajza e re, sipas burimeve nga policia ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Në trupin e saj kishte shenja prerje dhe fraktura. Ata që dhanë alarmin ishin të ftuarit e hotelit, të cilët pasi dëgjuan zhurmë lajmëruan menjëherë recepsionin.

Kur mbërriti portieri i hotelit situata ishte tepër e rëndë pasi vajza kishte pësuar dëmtime të mëdha. 22-vjecarja ndërroi jetë menjëherë pas mbërritjes në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb