Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ku një 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Mediat e Kosovës raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë, ndërsa  dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.

Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Bazuar në informacionet e para, pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku edhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor nga viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb