Një baba 37-vjeçar vrau fëmijën dy-vjeçar dhe më pas tentoi vetëvrasjen në qytetin Zakanj, pranë kufirit hungarez-kroat.
Siç njoftoi policia hungareze, të hënën është gjetur i pajetë një fëmijë dy vjeçar, ndërsa babai i fëmijës është dërguar në spital me ambulancë me plagë të rënda, të rrezikshme për jetën.
“Në bazë të ekzaminimit dhe informacioneve fillestare, një 37-vjeçar ka tentuar të vetëvritet pasi ka vrarë djalin e tij të vogël”, thuhet në njoftimin e policisë.
Departamenti kriminal i Departamentit të Policisë së Qarkut Šomođ filloi procedimin kundër babait të fëmijës me dyshimin se kishte kryer krimin e vrasjes, njoftoi policia hungareze.