Altin Isaraj, vëllai i ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj ka ndërruar jetë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Isaraj është gjetur pa shenja jete në banesën e prindërve të tij.

Ai jetonte në banesën e tyre qëkur ishte liruar nga Burgu i Rrogozhinës.

Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, në atë kohë dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor edhe Arben Isaraj. Ky i fundit ka mbajtur edhe postin e zv/ministrit të Drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb