Vetëm 9 muaj nga vrasja e 42 vjeçarit nga Bilishti Rigels Kaso, gjendet pa shenja jete nëna e tij 66 vjeçare Teuta Kaso në banesën e saj në Devoll.
Pas vdekjes së të birit,66 vjeçarja kaloi një periudhë të thellë depresioni, pasi nuk mund të pranonte humbjen e tij.
Sipas fqinjëve, ajo kishte kaluar në një izolim të thellë social, duke ndërprerë komunikimin me të tjerët dhe duke jetuar në vetmi.
Vetëm pak ditë para vdekjes ku ndërmori dhe aktin e rëndë duke u vetëhelmuar, Teuta kishte kosnumuar një bisedë me një nga fqinjët, duke u shprehur se nuk mund të përballonte dot dhimbjen dhe humbjen e të birit.
Teuta kishte edhe një djalë tjetër që jeton në Tiranë. Sipas komshinjve ishte ai që kishte lajmëruar ata se nk mund të komunikonte dot me nënën.
Më pas është sinjalizuar edhe policia, e cila ka shkallmuar derën duke e gjetur gruan e pajetë në njërën nga dhomat.
Kujtojmë se Rigels Kaso, djali i 66 vjeçares u dhunua më 15 korrik nga Bajram Gjeleshi pasi ky i fundit i kishte ngritur kurth nga instagrami i të dashurës së tij me të cilën pretendonte se fliste viktima.