SHKUP- Tragjike në Shkup. Një vrasje e dyfishtë është regjistruar sot rreth orës 12:40 mesditë në lagjen ‘Butel’ të Shkupit.

Zhurnal.mk raporton se 84-vjeçari me inicialet P.T ka qëlluar me armë bashkëshorten së tij Pavlinën, ndaj vajzës me inicialet L.T., e më pas ndaj nipit, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Mësohet se bashkëshortja dhe vajza e tij aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Fill pas këtij veprimi makabër, i moshuari ka qëlluar veten me pistoletën e krimit, duke ndërruar jetë. Policia aktualisht po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: