21-vjeçari i cili u përplas nga një makinë ndërroi jetë disa orë më pas tek Spitali i Traumës, në Tiranë.

Klajdi Hatija po udhëtonte me motor në aksin Fier- Vajkan kur u përplas nga një automjet, mesditën e kësaj të shtune.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Manol Çepele, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb