Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Oseckë në rrethin e Kolonjës.
Sipas informacioneve nga policia një shtetas është gjetur i djegur në kasollen e bagëtive.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për News24 se paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht të paktën nga dëshmia e parë e të afërmve që kanë lajmëruar policinë 49-vjeçari (çoban)kishte ndezur gjatë natës një zjarr për tu ngrohur.
Mësohet se viktima, do të kalonte natën në një kasolle afër stanit. Mbrëmjen e së mërkurës ai është kthyer në orët e vona të natës në kasolle dhe sipas policisë dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Më pas ka ndezur zjarrin për tu ngrohur por flakët janë shpërndarë me shpejtësi në të gjithë kasollen.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore, afër Leskovikut. Shërbimet janë duke shkuar në vendngjarje për të kryer të gjitha procedurat.
Kolonjë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.