Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjoricën e Poshtme, në Bashkinë Bulqizë, ku një vajzë rreth 7 vjeç dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Drini i Zi.
Menjëherë pas njoftimit, kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturës, ku janë angazhuar familjarë, banorë të zonës, punonjës të Bashkisë Bulqizë dhe shërbimet e Policisë.
Sipas informacioneve paraprake, rritja e prurjeve në lumin Drini i Zi dyshohet se ka sjellë shtim të rrjedhës. Po verifikohet edhe dyshimi se hapja e portave të hidrocentralit të Spilës, pas rritjes së prurjeve nga ana e Maqedonisë së Veriut, mund të ketë ndikuar në shtimin e rrjedhës së lumit.
Kërkimet për gjetjen e 7-vjeçares vijojnë. Në operacion janë angazhuar familjarë, banorë të zonës, punonjës të Bashkisë Bulqizë dhe shërbimet e Policisë.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e tyre.
