Një aksident tragjik ka ndodhur në Durrës, ku një adoleshent 16-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur për vdekje një këmbësor 55-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 në aksin Fllakë-Sektor Rinia. Adoleshenti është shoqëruar në polici për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacon paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: