DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve zyrtare, një fëmijë ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 ose të njohur ndryshe si Plazhi pak pas mesditës së sotme.

Fëmija me iniciale E.M., 4 vjeç është dërguar menjëherë në spital nga familjarët dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale dhe foshnja ka rënë nga dritarja e katit të tretë të banesës. Gjithsesi policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: