ELBASAN- Një 31-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Sipas të dhënave zyrtare, sot rreth orës 14:30, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar nga familjarët shtetasja E.P., 31 vjeçe, banuese në lagjen “Haxhias”, Elbasan.

Familjarët kanë deklaruar se e reja kishte pirë fostoksinë. Me gjithë përpjekjet dhe ndihmën e mjekëve, 31-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pas disa minutash në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb