Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një 71-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur. Policia njofton se kanë qenë familjarët e të moshuarit, që e kanë gjetur atë të varur, kur kanë hyrë në banesë.

Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: