ELBASAN

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Elbasan. Një 25-vjeçare ndërroi jetën ndërsa solli në jetë fëmijën e saj të parë na maternitetin e këtij qyteti. 25-vjecarja nga fshati Katund i Ri, dyshohet të ketë pësuar një arrest kardiak pas lindjes, c’ka i mori asaj jetën, ndërsa fatmirësisht foshnja gëzon shëndet të plotë.

Familjarët e 25-vjeçares, të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, akuzojnë mjekët për pakujdesi. Sipas tyre, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, gjinekologu ka kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë sepse ka konstatuar probleme me zemrën. Familjarët pretendojnë se mjeku kardilog ka mbërritur me vonesë, ndërsa nëna e re ndërroi jetë një orë pas lindjes.

Sakaq do të jetë autopsia dhe hetimet do të përcaktojnë shkakun e vdekjes së 25-vjeçares nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb