ELBASAN

Një person ka tentuar të vjedhë një pikë shitjeje, por ka hasur rezistencë nga shitësja.

Personi që ka tentuar grabitjen e ka qëlluar me sende të forta shitësen (çekiç) dhe më pas është larguar. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se policia është vënë në kërkim të tij.

Shitësja, sipas burimeve jo zyrtare ka mbetur e plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji në qytetin e Elbasanit. Dyshohet se autori i ngjarjes të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se 30 minuta pasi u raportua një tentativë vjedhje me dhunë në një pikë shitje ne Elbasan, policia ka identifikuar dhe prangosur shtetasin Alert Carroshi rreth 40 vjeç.

Ndërsa, shitësja e plagosur Anxhelina Panxhi 30-vjeçe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet pa rrezik për jetën.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb